Moderatorja shqiptare publikon foton e parë me të birin dhe zbulon 3 kuptimet e emrit të tij

schedule16:26 - 25 Maj, 2021

schedule 16:26 - 25 Maj, 2021

Pak ditë më parë, moderatorja Xhesi Muçaj dhe partneri i saj Oen Nallbani u bënë prindër për herë të parë. Ajo publikoi foton e parë të të birit dhe zbuloi se vogëlushin e kanë pagëzuar me emrin Neonick. Ndërsa sot, Xhesi ka treguar 3 domethëniet që emri i djalit ka përmes një foto, ku shaqen nënë e bir.

“Ëndërruam për ty, biseduam për ty dhe imagjinuam qenien tënde, por asgjë nuk mund të na kishte përgatitur për realitetin me ty. Jemi kaq shumë të dashuruar, kaq mirënjohës! Faleminderit shumë për çdo koment, mesazh, telefonatë urimi për familjen tonë”, ka shkruar Xhesi.

Sipas shpjegimeve të publikuara nga Xhesi, Neo do të thotë “I ri”, “Dhuratë nga Zoti” dhe emri i të atit, Oen, mbrapsht./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhesi Muçaj (@xhesimucaj)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!