Moderatorja shqiptare befason sërish: Harxhoj mbi 5 mijë euro në muaj, jam si makinat e shtrenjta

schedule19:07 - 14 Nëntor, 2022

schedule 19:07 - 14 Nëntor, 2022

Pas bujës që bëri me deklaratën se shpenzonte 2 mijë euro vetëm për kujdesin ndaj lëkurës, Erjola Doçi befasuar sërish. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, moderatorja e njohur u shpreh se është si “makinat e shtrenjta” dhe se shpenzon më shumë se pesë mijë euro në muaj.

“Po të jap prapë çmim…. më shumë se aq! Varet, unë ha dhe shumë. Gatuaj dhe ha shumë, harxhoj shumë, jam si makinat “high class”. Mbi 5 mijë euro në muaj,”, tha Erjola për Expuls. Kujtojmë që më parë, kur u kritikua shumë për deklaratën e bujshme, ajo tha se Instagram-i i sillte goxha të ardhura.

“E para më mban Erjola (vetja), familja. E dyta, shkon një kosto aq, herë me bashkëpunime, herë pa bashkëpunime. Na bën tag-u dy mijë dhe e lëmë me kaq, se unë nuk konsumohem shumë si imazh,”u shpreh më herët Erjola.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!