Holokausti nuk ka të bëjë me racën por me mungesën e mëshirës së një njeriu ndaj një tjetri, dhe ka përfshirë dy grupe të bardhësh. Kjo frazë e thënë gjatë drejtimit të emisionit të saj, i kushtoi Whoopi Goldberg dy javë pezullimi nga televizioni amerikan ABC.
Rrjeti televiziv me anë të një deklarate për mediat u shpreh se komentet ishin të gabuara dhe ofenduese, dhe i kërkoi aktores afro-amerikane që të merrte kohën e duhur për t’u menduar dhe reflektuar për pasojat e fjalëve të saj.
Aktorja dhe moderatorja kishte kërkuar falje me anë të një mesazhi në Twitter, menjëherë pas emisionit: Më vjen keq për dhimbjen që kam shkaktuar.
Por polemikat tashmë kanë shpërthyer dhe rrjeti televiziv duhej të merrte masa të menjëhershme. Në reagimin e tij, drejtuesi i këtij rrjeti u shpreh të gjithë janë solidarë me kolegët, miqtë, familjarët dhe komunitetin hebre.
Ai shtoi se vendimi nuk ishte lehtë por i domosdoshëm. Sipas tij komentet e Goldberg nuk janë në të njëjtën linjë me vlerat e rrjetit televiziv.
/abcnews.al