Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moderatorja e njohur tregon ‘prapaskenat’ e emisionit: Nuk u ndjeva rehat…

schedule10:18 - 10 Korrik, 2020

schedule 10:18 - 10 Korrik, 2020

Moderatorja Liesa Haxhiasllani, e cila nga dita e hënë do të shfaqet në ekranin e ABC News ka deklaruar se mezi po e pret rikthimin.

Ajo ka folur edhe për emisionin e mëpërparshëm  “Ditë për ditë”, duke u shprehur se nuk gjente veten, pasi ishte stil pak më gazetaresk dhe Liesa nuk ka mbaruar një arsim të tillë.

Moderatorja shtoi se ai emision ishte shumë sfidues për të pasi nuk ishte çdo ditë dhe me shumë kronika.

“Mezi po e pres rikthimin, pasi tek programi që isha ndihesha më e kornizuar. Pasi duke qene se ai formati në Klan pra ditë për ditë,ishte një lloj formati që kërkonte të ishe edhe pak gazetareske. Unë nuk kam studiuar gazetari dhe nuk mund të jem gazetare e mirëfilltë. Kështu që ishte edhe pak sfiduese për mua, për sa i përket asaj pjese, pasi edhe kronikat i bënim vetë dhe nuk e ndjeva veten shumë rehat në këtë aspekt. Isha shumë e kornizuar.

U mbyll shumë shpejt në fakt, nisi shumë vonë. Kishte probleme në prapaskena, gjëra që ndodhin në programet televizive. Nuk është hera e parë që ndodh”, tha Liesa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!