Moderatori pranon se është gay pas 27-vitesh martesë, falenderon gruan për mbështetjen

schedule15:25 / 08/02/2020

Moderatori i njohur britanik,  Phillip Schofield konfirmoi publikisht se është gay, pas 27-vitesh martesë me gruan e tij. Prezantuesi i emisionit “This Morning” vendosi të dalë hapur përmes një postimi në Instastory-n e tij, ku e ndjekin më shumë se 3 milion njerëz.

Aty, ai tha se pas shumë vështirësish dhe sfidash e mori vendimin për të pranuar veten siç është falë mbështetjes së gruas dhe dy vajzave të tij, përkatësisht 27 dhe 24-vjeç.

Rrëfimi i sinqertë i 57-vjeçarit është pritur mirë nga njerëzit dhe kolegët e tij, që i kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre.

 

 

“Ti kurrë s’e di çfarë është duke ndodhur vërtet në jetën e dikujt, që në dukje është perfekte. S’e di me çfarë po përballen ata dhe kështu s’keni nga ta dini çfarë po më gërryen mua për brenda prej vitesh. Me fuqinë dhe mbështetjen e gruas dhe vajzave të mia, ia kam dalë ta pranoj që jam gay. Kjo është një temë që ka shkaktuar thyerje zemrash gjatë bisedave në shtëpi.

Unë jam prej 27-vitesh i martuar me Steph dhe kam dy vajza të mrekullueshme, të cilat pavarësisht konfuzionit që i kam krijuar më kanë motivuar me shumë dashuri. Mua ende s’më zë gjumi natën dhe kam momente të errëta. Konfliktet e brendshme më kanë ndryshuar shumë, për mirë. Sot, të jesh gay është një arsye për të festuar dhe për të qenë krenar. Po, po vuaj dhe jam konfuz, por vetëm prej dhimbjes që i shkaktoj familjes sime.”- shkruhej në deklaratën e tij publike.

Moderatori, i tregoi koleges së tij Holly Willoughby, se prej kohësh nuk po tregohej i ndershëm me veten dhe se mbështetjen më të madhe e ka gjetur tek bashkëshortja.

“E dua kaq shumë! Ka shpirtin më të pastër që kam njohur ndonjëherë. Ajo dhe vajzat më kanë inkurajuar me fjalët dhe dashurinë e tyre. Edhe familja ime dhe e saj na kanë dhuruar shumë dashuri dhe komfort.”- vijon ai, i cili pohon se në jetën e tij nuk ka ende një burrë.”

Ky moment i Phillip Schofield është konsideruar nga media si një dritë jeshile për gjithë të tjerët që kanë nevojë ta pranojnë veten siç janë./abcnews.al

 

 

schedule15:25 / 08/02/2020