Modelja ruse refuzon ftesën për karrierë në politikë

schedule20:27 - 24 Nëntor, 2019

schedule 20:27 - 24 Nëntor, 2019

Modelja ruse, Maria Liman pas një propozimi për të qenë pjesë e politikës, së fundmi ka zbuluar refuzimin e detyrës së zëdhënëses së partisë politike ruse LDPR, me arsyetimin se do të ishte shumë “shpërqëndruese”.

Unë nuk kam asnjë ide sa i përket kësaj fushe, nuk e di se si do të komentohesha nga njerëzit, por theksoj që kjo detyre do të më shpërqëndronte shumë, është shprehur ajo.

“Jeta ime është plotësisht e kanalizuar në karrierën time të aktrimit. Politika nuk ka qenë kurrë interesante për mua. Unë e kuptoj se si do të më shihnin njerëzit dhe nuk kam asnjë ide mbi fushën. Nuk dua të jem shpërqendrim për njerëzit”, shprehet modelja ruse.

25-vjeçarja fitoi vëmendjen e LDPR-së pas disa paraqitjeve televizive dhe u pikas si një nga tifozet më seksi të Kupës së Botës në vitin 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!