Modelja rrëzohet në pasarelë nga takat e larta, video bën xhiron e rrjetit

schedule15:29 - 27 Janar, 2023

schedule 15:29 - 27 Janar, 2023

Shfaqja e modës e Valentino-s nuk ishte aq e suksesshme, pasi një modele u rrëzua dhe ra gjatë pasarelës, për shkak të takave. Videoja u bë virale dhe përdoruesit e Twitter që reaguan kundër shtëpisë së modës.

Modelja, Kristen McMenamy, u rrëzua në pasarelen e Valentino-s gjatë sfilatës së pranverës në Paris. Vajza u pengua dhe me shumë vështirësi u ngrit sërish, edhe pse vrau këmbën, ndërkohë që dukej qartë se kishte dhimbje.

Ndërkohë, në New York Post, Valentino dha përgjigjen e vet për incidentin në pasarelë, duke shpjeguar: “Kompania nuk ka asnjë lidhje me situatën: ‘Maison Valentino kujdeset për sigurinë e burrave dhe grave të talentuara që janë punësuar për të ecur në pasarelë. Modeleve iu dha mundësia të praktikonin në këpucë dhe iu ofruan opsione alternative të këpucëve për t’u siguruar që ato të ishin të rehatshme për shfaqjen.“/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!