Modelja e parë me shami merr vendimin e rëndësishëm për karrierën e saj

schedule22:10 - 26 Nëntor, 2020

schedule 22:10 - 26 Nëntor, 2020

Halima Aden është cilësuar si modelja e parë që mban veshjen tradicionale të grave islame. Ajo ka qenë modele për disa prej sfilatave më të njohura përfshirë atë të Yeezy, nga Kanye West.

Së fundmi, 23-vjeçarja ka deklaruar përmes një postimi në Instagram se ka vendosur të lërë modelingun.

Sipas Aden, pandemia e koronavirusit i kishte dhënë kohë të ndalet dhe të mendojë se cilat janë vlerat e saj si grua muslimane.

“Të jesh një “hixhabi” është me të vërtetë një udhëtim me shumë ngritje dhe ulje. E fajësoj veten vetëm sepse pashë më shumë për mundësitë që po më ofroheshin sesa për atë që do sakrifikoja”, tha modelja.

Aden mori famë në vitin 2016, pas pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë Miss USA, kur ra në sy të redaktorit të modës Carine Roitfeld.

Ajo më pas, nënshkroi konratën në agjensinë globale të modelimit IMG dhe bëri debutimin e saj në sfilatë, gjatë javës së modës në Neë York, ku sfiloi për Yeezy dhe Maxmara. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!