Modelja e njohur reagon ndaj akuzave për ndërhyrje kirurgjikale gjatë shtatzanisë

schedule15:43 - 24 Janar, 2021

schedule 15:43 - 24 Janar, 2021

Emily Ratajkowski ka mohuar akuzat se ka bërë ndërhyrje në buzë. Supermodelja 29-vjeçare, e cila është në pritjë të fëmijës së saj të parë iu përgjigj akuzave me një postim në Instastory ku shprehet se nuk ka bërë ndërhyrje por mund të duket më e fryrë për shkak të ndryshimeve që pëson trupi gjatë shtatzanisë.

“Nuk kam bërë ndërhyrje në buzë ( pa gjykuar njerëzit që bëjnë – do të dukeni shkëlqyeshëm) Por nuk mund të bëni injeksione kur jeni shtatzënë. Vëllimi i gjakut të një gruaje rritet 50%, prandaj zonjat mund të fryhen pak në fytyrë dhe buzë gjatë shtatzënisë.“, ka shkruar modelja.

pregnant-emily-ratajkowski-slams-lip-injection-claims-ig

Themeluesja e Inamorata zbuloi lajmin se ajo dhe partneri Sebastian Bear-McClard po presin fëmijën e parë në Tetor të vitit që shkoi teksa pozoi për revistën Vogue. Modelja ka folur dhe më parë për ndryshimet që pëson trupi gjatë kësaj periudhe. “Çuditërisht nuk kam shqetësime. Në vend që të ndjej frikë, kan një ndjenjë të re paqeje. Tashmë jam mësuar me këtë person brenda trupit tim.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!