Modelja e njohur lë pas divorcin, poston foto me fëmijët duke shijuar pushimet

schedule16:53 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 16:53 - 19 Dhjetor, 2022

Modelja e njohur Gisele Bündchen së fundmi u bë kryeqendra e mediave rozë, pas divorcit nga Tom Brady. Duke u përpjekur të ‘‘arratiset’’ nga vështirësitë e një ndarjeje, modelja shkoi me pushime në një hotel luksoz në vendlindjen e saj në Brazil, së bashku me fëmijët e saj, Vivi 10-vjeçare dhe Benin 13-vjeçar.

Prej aty ajo ka postuar foto në llogarinë e saj në Instagram duke u argëtur me  fëmijët në pishinë, ndërsa në njërën përqafon vajzën e saj. Gisele në postimin e saj ka shkruar: ‘‘Rikarikimi i baterive me të vegjlit e mi, në tokën e zemrës sime!”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gisele Bündchen (@gisele)

Së fundmi modelja njoftoi ndarjen e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Me mirënjohje të madhe për kohën që kaluam së bashku, Tom dhe unë kemi vendosur miqësisht të finalizojmë divorcin tonë. Prioriteti im kanë qenë gjithmonë dhe janë fëmijët e mi, të cilët i dua me gjithë zemër. Ne do të vazhdojmë t’i rrisim ata së bashku, duke u dhënë atyre dashurinë, kujdesin dhe vëmendjen që meritojnë. Vendimi për t’i dhënë fund një martese nuk është kurrë i lehtë, por ne jemi ndarë dhe megjithëse vështirësitë do ta kalojmë këtë. Ndihem e bekuar për kohën që kaluam së bashku dhe i uroj Tomit të gjitha të mirat. Unë kërkoj që ju të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të ndjeshme. Faleminderit, Gisele”. /abcnews.al