Martha Hunt është në pritje të ëmbël. Modelja 32 vjeçare dhe partneri i saj, Jason McDonald janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e konfirmoi ditën e sotme vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale.
“Zemra plot..barku në rritje…”, shkroi ajo krahas fotove ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Fansat dhe miqtë e famshëm vërshuan në komente duke i dërguar mesazhe urimi.
Çifti njoftoi fejesën e tyre në fillim të vitit 2020. Ata janë shprehur se janë takuar për herë të parë në një set fotografik në 2015 dhe janë bashkë që prej asaj kohe. /abcnews.al