Vëllai i Thomas Strakoshës, Dimitri, duket se ka kaluar një Krishtlindje ndryshe këtë vit. Ai ka qenë në shoqërinë e modeles, Karyta Santos, këtë vit dhe ka qenë kjo e fundit e cila ka postuar një foto në rrjetet sociale.
Modelja braziliane ka zgjedhur një foto festive dhe që të dy duken shumë të lumtur krah njëri tjetrit. Mesa duket modelet janë bërë modë në familjen e tyre, pasi edhe portieri i Lazios është në një lidhje me një modele.
Gardiani i kombëtares sonë e ka pranuar publikisht prej kohësh lidhjen e tij me Esther Adjoa Asiédu. Çifti ka disa muaj që bashkëjetojnë dhe shpesh herë nuk ngurojnë të postojnë dhe momente, të cilat i ndajnë bashkë. /abcnews.al