Moda në zi, vdes stilisti italian Roberto Cavalli

schedule21:01 - 12 Prill, 2024

schedule 21:01 - 12 Prill, 2024

Është ndarë nga jeta stilisti i njohur italian, Roberto Cavalli. Stilisti i njohur në mbarë botën, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Prej kohësh ai ishte i sëmurë dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm.

I lindur më 15 nëntor 1940, në Firence, qendra kryesore e përpunimit të lëkurës në Itali, Cavalli ishte i njohur për përdorimin e tij të lëkurës së stampuar dhe xhinseve elastike. Guruja e modës themeloi kompaninë që mban emrin e tij në 1975, duke u bërë shpejt i njohur për modelet e saj me printe kafshësh.

Krijimet e saj janë të dashura nga yjet e pasur, përfshirë  Kim Kardashian, Lady Gaga dhe Beyonce.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!