Mocionin votëbesimi kundër Tsipras

schedule11:25 - 16 Qershor, 2018

schedule 11:25 - 16 Qershor, 2018

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, do të përballet gjatë ditës me mocionin e votëbesimit në parlament, për shkak të marrëveshjes së arritur me Shkupin për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.

Parlamenti grek do të votojë sot për mocionin e votëbesimit kundër kryeministrit grek Aleksis Tsipras për shkak të marrëveshjes së arritur me qeverinë e Shkupit, për emrin e vendit ballkanik që duhet të quhet tashmë Republika e Maqedonisë së Veriut. Mocioni i votëbesimit është propozuar nga konservatori Kiriakos Mitsotakis, lider i Demokracisë së re, partia kryesore e opozitës në parlamentin grek. Ai këmbëngul se marrëveshja në fjalë shkel interesat kombëtare greke, duke i lejuar vendit fqinj që të përdorë emrin Maqedoni. Tipras ka një mazhorancë prej 154 nga 300 vota të parlamentit, por parashikohets e qeveria e tij do i mbijetojë mocionit të votëbesimit, pasi aleati në koalicionin qeverisës, Pavlos Kamenos, lider i partisë së djathtë Grekët e Pavarur u shpreh se nuk ka ndërmendë të rrëzojë qeverinë. Kjo edhe pse nuk është dakord për emrin.

Marrëveshja e arritur nga Tsipras me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, synon t’i japë fund mosmarrëveshjeve që vazhdojnë që nga viti 1991 kur Maqedonia fitoi pavarësinë, duke u shkëputur nga nga Jugosllavia. Athina e ka konsideruar gjithnjë zgjedhjen e emrit Maqedoni si një lloj pretendimi për territore në rajonin me të njëjtin emër në Greqi, duke akuzuar vendin fqinj se do të bëjë të tijin kujtimin e Aleksandrit të Madh. Për këtë arsye, autoritetet greke deri tani kanë kundërshtuar anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Por tashmë Athina me arritjen e marrëveshjes ka pranuar të tërhiqet nga ky kundërshtim. Por marrëveshje për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut ka sjellë pakënaqësi dhe në Maqedoni, ku presidenti i vendit Ivanov, dekalroi se nuk do të firmosë asnjëherë këtë marrëveshje të dëmshme. Por pavarësisht kundërshtimeve kryeministrat Tsipras dhe Zaev kanë ndërmend të nënshkruajnë këtë marrëveshje këtë të dielë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!