Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mocionet me debat/ Balla-opozitës: Sillni sipas rregullores së Kuvendit, ndryshe s’i miratojmë!

schedule10:30 - 16 Tetor, 2025

schedule 10:30 - 16 Tetor, 2025

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës në Kuvend i kujtoi opozitës së kërkesat e saj për mocion me debat për programin qeverisës nuk janë bërë sipas rregullores.

Ai theksoi se PS nuk do të miratojë asnjë prej atyre, nëse objekti i kërkesës nuk respekton rregulloren.

“Mocionet janë pjesë e instrumenteve të kontrollit parlamentare, të cilat fillojnë nga më i thjeshti me pyetje-përgjigje, për të shkuar te interpelanca, për të shkuar të interpelanca për çështje urgjente dhe për të kulmuar me mocionin me debat apo dhe me komisionin hetimor.

E kuptoj se këto kërkesa i keni bërë mangët, sakate dhe të na pamundësoni edhe ne dëshirën që të zhvillojmë me ju një jetë parlamentare normale. I sillni kërkesat vetë mangët, të shtrembëruara se vetë nuk doni debat. Unë s’mund të pranoj dot asnjë kërkesë që bie në kundërshtim me rregulloren.

Kërkesat o do i sillni sipas rregullores ose nga ky krah nuk do keni asnjëherë dakordësinë. Jemi të gatshëm të miratojmë çdo kërkesë që vjen nga ana juaj, e cila të bazohet në rregullore, e cila të mos sjell këto thash e themet e tavolinave të Shqipërisë apo të kujtdo tjetër.”, tha ai.

Pas diskutimit, Kuvendi hodhi në votimi dhe rrëzoi kërkesën e PD për mocionin me debat për programin qeverisës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!