Mobilizmi dhe referendumet e Putinit, reagon kancelari gjerman: Akt dëshpërimi

schedule17:08 - 21 Shtator, 2022

schedule 17:08 - 21 Shtator, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka përshkruar urdhrin e Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm dhe mbajtjen e referendumeve si një akt dëshpërimi.

Duke folur në margjinat e asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Scholz këmbënguli se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë kriminale në Ukrainë dhe se Putin me vendimin e tij më të fundit e bën gjithçka shumë më keq.

“Putini që në fillim nënvlerësoi plotësisht vullnetin e ukrainasve për të rezistuar si dhe unitetin tonë dhe dëshpërimin e aleatëve të tij”, shtoi Scholz.

Ai tha se “referendumet e rreme” në rajonet e pushtuara nga Rusia të Ukrainës natyrisht nuk do të pranohen kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

“Në botën ku jetojmë, ligji duhet të fitojë mbi forcën dhe forca nuk mund të jetë kurrë më e fortë se ligji”, tha Scholz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!