Mobilizimi ushtarak nuk mund ta shpëtojë Rusinë

schedule09:43 - 6 Tetor, 2022

schedule 09:43 - 6 Tetor, 2022

Nga Doug Klain, Foreign Policy

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Gjashtë muaj pasi presidenti rus Vladimir Putin u zotua se “operacioni i tij special ushtarak” për të çrrënjosur kombin ukrainas nuk do të kërkonte një mobilizim të ushtrarak, lideri rus nuk e mbajti  fjalën e tij, duke shkaktuar zemërim në të gjithë Rusinë.

Duke deklaruar se 300,000 rezervistë pritet të jenë pjesë e mobilizimit ushtarak, forcat ruse do të përballen me një ushtri ukrainase gjithnjë e më të armatosur që do të thotë që edhe nëse Moska mund të përmbushë objektivat e rekrutimit të saj, mobilizimi ushtarak i Putinit është i dënuar të dështojë.

Situata vazhdon të jetë në anën e Ukrainës. Forcat e saj të armatosura po dyfishohen në ofensivën e tyre të suksesshme në lindje dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan një paketë të re të mbështetjes ushtarake afatgjatë, duke përfshirë më shumë se dyfishin e sistemeve raketore HIMARS që ishin vendimtare që Ukraina të merrte në kontroll disa rajone.

Populli ukrainas ka ruajtur dhe madje ka forcuar vendosmërinë e tij të jashtëzakonshme për të fituar plotësisht luftën. Perspektiva e Rusisë, nga ana tjetër, është gjithnjë e më e zymtë. Ndërkohë nga ana tjetër, mobilizimi ushtarak i Putinit ka krijuar panik midis rusëve.

Rekrutimi njerëzve të patrajnuar për të luftuar në Ukrainë do të jetë një masakër. Në Shtetet e Bashkuara, rekrutët e rinj të ushtrisë kanë nevojë për 10 javë trajnim bazë për të qënë gati për luftë, raporton abcnews.al.

“Është krim të dërgosh ushtarë të patrajnuar në luftë. Është vrasje,” tha gjenerali Ben Hodges, i cili udhëhoqi forcat e ushtrisë amerikane në Europë. “Unë dyshoj se këta njerëz do të mbijetojnë  gjatë.”

Dhjetëra mijëra trupa ruse të vrarë tashmë në Ukrainë ishin kryesisht ushtarë me kontratë dhe mercenarë. Pavarësisht pajisjeve të dokumentuara mirë, këta burra kishin të paktën një nivel përgatitjeje për të marrë pjesë në luftë, në krahasim me rekrutët e rinj, të moshuar dhe ndonjëherë të sëmurë.

Ndërsa Rusia po nxiton të dërgojë sa më shumë njerëz në luftë. Ukraina po bën gjithashtu investime afatgjata në forcën e saj ushtarake, duke dërguar ushtarët e saj me përvojë dhe rekrutët e etur jashtë vendit për të marrë trajnime nga ushtritë perëndimore.

Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit nisi një program të përbashkët trajnimi për të trajnuar 10,000 ushtarë ukrainas, së bashku me instruktorë nga Ushtria Britanike dhe pesë ushtri të tjera aleate.

Rezultati i Ukrainës nga programe si këto është në një shkallë më të vogël sesa synimi i deklaruar i Putinit për 300,000 ushtarë por Kievi nuk synon të njejtën gjë. Ukraina nuk po vuan nga mungesa e vullnetarëve të gatshëm.

Ndërsa Ukraina po merr armë të rënda nga Perëndimi, ajo nuk po merr gjithçka që thotë se i nevojitet. Ukraina ka kërkuar avionë luftarakë modernë dhe tanke perëndimore.

Dërgesa e këtyre armëve do ta ndihmonte në mënyrë dramatike Ukrainën në mbrojtjen e qiejve të saj dhe aftësinë e saj për të kryer ofensiva për të çliruar territorin e pushtuar, siç bëri në rajonin e Kharkiv.

Ngurrimi i Uashingtonit, Berlinit dhe kryeqyteteve të tjera perëndimore për të furnizuar Ukrainën nuk po e dënon vendin por po vendos kufizime të panevojshme në aftësitë e Kievit në një kohë kur forcat e dobësuara të Rusisë po përpiqen të rigrupohen.

Ka një arsye pse Putini po kërcënon se do të përdorë armë bërthamore për të frikësuar trupat e mbetur rusë. Por edhe këtu, vendosmëria e Ukrainës po fiton derisa zyrtarët në Kiev thjesht po pranojnë mundësinë që qyteti i tyre të asgjësohet nga një armë bërthamore, duke deklaruar se një goditje do të ndryshonte vetëm kostot e kësaj lufte, jo rezultatin e një fitoreje eventuale të Ukrainës, raporton abcnews.al.

Mobilizimi ushtarak i Putinit po ndodh sepse Rusia po humbet luftën. Javët e fundit Kremlini ka ndërmarrë një sërë iniciativash me synimin ose për të ndryshuar kursin e luftës si me mobilizimin e Putinit, ose duke u përpjekur të forcojë përfitimet ekzistuese, si me referendumet e rreme të Rusisë dhe aneksimin e rajoneve pjesërisht të pushtuara.

Por territoret e pushtuara janë synimi i Kievit, pasi Ukraina planifikon të përdorë armët përëndimore për të vazhduar ofensivën. Ukrainasit kanë pohuar që në fillim se fitorja, që do të thotë çlirimi i të gjithë territorieve të pushtuara.

Por sfidat mbeten serioze, siç është fakti që ofensivat e mëtejshme do të jenë veçanërisht të vështira me ardhjen e dimrit. Por Ukraina pohon se kjo luftë mund të jetë më e gjatë dhe më e përgjakshme, raporton abcnews.al.

Por është një këndvështrim më i bazuar në realitet sesa besimi i Kremlinit se një mobilizim i rastësishëm i njerëzve të patrajnuar  mund të shpëtojë përpjekjet e tij luftarake.

Angazhimi për të fituar një luftë, pavarësisht nga kostoja, nuk bëhet brenda natës. Ukrainasit shpenzuan vite duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të mbrojtur vendin e tyre.

Vendimi i Putinit për të mobilizuar vendin e tij ishte i gabuar përpara se të fillonte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!