Mlladiç përjetësisht në burg, Blinken: SHBA do të vijojë të ngrejë zërin për drejtësi

schedule18:53 - 8 Qershor, 2021

schedule 18:53 - 8 Qershor, 2021

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pasi gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të martën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç.

Në një postim në Twitter, Blinken shprehet se shpreson që vendimi i sotëm mund t’u sjellë paqe viktimave dhe familjarëve të tyre.

Ai thekson se SHBA do të vijojë të ngrejë zërin për drejtësi dhe përgjegjësi.

I cilësuar si “kasapi i Bosnjës”, Mlladiç u dënua në nëntor të vitit 2017 nën akuzat që përfshinin vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!