“M’ka marrë malli me thënë djali i mamit”, Flori Mumajesi rrëqeth me fjalët për të ëmën e ndjerë

schedule11:10 - 24 Maj, 2021

schedule 11:10 - 24 Maj, 2021

Flori Mumajesi humbi nënën në muajin Shkurt. Ndërsa kanë kaluar disa muaj, kantautori i mirënjohur ka folur për herë të parë për ndarjen e personit më të shtrenjtë nga jeta. Ndërsa prezantoi projektin e tij tek “Kënga Magjike”, Flori shkruan se është hera e parë që nuk merr një mesazh nga e ëma.

Mes fjalëve të ndjera, artisti thekson se ndjen mall për ta përqafuar dhe për t’i thënë djali i mamit. “Hera e parë që nuk më vjen mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se m’ka marrë malli me t’mbajt erë n’qafë.

M’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marr në tel e t’flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!