Mëngjesin e sotëm në Talë të Lezhës ka ndodhur një aksident ku ka humbur jetën drejtuesit i mjetit. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mjeti tip “Zetor” ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 70-vjeçarit i cili ishte banues në Lezhë.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:50 , në fshatin Tale, Lezhë, mjeti tip “Zetor” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.L.,70 vjeç, banues në Tale, Lezhë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al