Mjeshtri qeramikës, zanati i lashtë mbahet gjallë në Fier falë Ladi Loshit

schedule20:15 - 18 Nëntor, 2023

schedule 20:15 - 18 Nëntor, 2023

Arti i qeramikës mbahet gjalle në Fier falë Ladi Loshit dhe kolegëve të tij. Prej më shumë se 30 vitesh nga duart e tij kanë dalë qindra mijëra vazo dhe enë qeramike, me forma dhe madhësi të ndryshme

Poçeria e fierit ishte një ndër më të mirat në vend përpara viteve 90’. Tradita u ruajt falë mjeshtreve si Ladi Roshi. Sot këtu prodhohen objekte dekorative si vazo lulesh, kolona, enë qeramike dhe qypa tradicionalë për ruajtjen e ushqimeve.

Është një zanat që të fal kënaqësi sepse çdo objekt ka vlerë artistike

Duke përdorur raporte te ndryshme të baltës dhe ujit në varësi të objekteve që prodhohen, procesi I krijimit nis me përzierjen e përbërësve dhe përfundon në furrat e tharjes. Ladi Loshi tregon se produkti perfekt kërkon vëmendje, kujdes të vazhdueshëm e shumë punë.

Por nëse për tregun vendas, objektet qeramike janë pak a shume demode, ndryshe është situata ne vendet fqinje ku eksportohen produktet e poçerisë së Fierit. Klientët italiane kërkojnë vazhdimisht modele te reja dhe ekstravagante për dekorin e shtëpive.

Qeramika si një zanat i lashte në Myzeqe ka vazhduar deri vone me prodhime artizanale prej balte qe përdoren si ene për ruajtjen e ushqimeve dhe pijeve.

/abcnews.al/