“Mjeshtrat” e merkatos me parametra zero, Marotta-Ausilio gati të mbërthejnë “prenë” e radhës

schedule16:36 - 22 Nëntor, 2023

schedule 16:36 - 22 Nëntor, 2023

Tashmë dihet, që “ekspertët” e merkatos me parametra zero janë dy drejteusit e Inter, Beppe Marotta e Pierro Ausilio, me këta dy të fundit, që falë “strategjisë” së tyre në merkato kanë arritur të rikthejnë “zikaltërit” e Milanos, në majat e futbollit evropian, duke qenë pretendent, vit pas viti, për titullin e Serie A, si dhe një kundërshtar “serioz” për “gjigantët” në UEFA Champions League.

Dy “ustallatërt” e merkatos së Inter kanë gjetur kështu “prenë” e radhës, që nuk do t’i kushtojë asnjë qindarkë “zikaltërve”, i cili është mbrojtësi portuges i francezë të Lille, Tiago Djalo, me 23-vjeçarin, i cili është i aftë të luajë në çdo pozicion të mbrojtjes, si në qendër, ashtu edhe në krahët e fushës.

Ausilio ka nisur kontaktet paraprake me mbrojtësin, të cilit i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare, me pagë 2.5 milionë euro në sezon, e cila do të vijë në rritje, teksa mbrojtësi pretendon edhe një bonus firme prej 4-5 milionë eurosh, me 23-vjeçarin, që shihet si një zëvendësues i “veteranit”, Francesco Acerbi, me 36-vjeçarin, që vështirë se do të përsërirë edhe njëherë sezonin e vjetshëm.

Ndërkaq, kujtojmë se 23-vjeçari i mbrojtjes është duke u rikuperuar nga një dëmtim i rëndë, i pësuar në fund të vitit të kaluar, megjithatë kjo nuk i ka stepur drejtuesit “zikaltër” që të nxitojnë t’i marrin firmën në janar, për ta afruar më pas verën e ardhshme në Milano. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!