“Mjerë fëmijët”, pasi postoi foton me bikini, këngëtarja shqiptare i kthehet ndjekëses që e ofendoi

schedule18:25 - 7 Qershor, 2021

schedule 18:25 - 7 Qershor, 2021

Këngëtarja Xhesika Polo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto dhe video të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” disa foto nga plazhi, por njëri prej tyre nuk i ka pritur mirë.

Bëhet fjalë për një ndjekëse, e cila e fyer këngëtaren për format e saj trupore.

“Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje… apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkrujt në publik po të shkruaj në privat”, ka shkruar personi në fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhesika Polo (@xhesikapoloo)

Mirëpo, Xhesika ka reaguar menjëhre dhe i është kthyer keq ndjekëses, duke i dhënë një mësim gjithë të tjerëve që mund të ofendojnë.

“Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder në privat dhe po ma kursen “turpërimin” INJORANCA NUK KA BRIRË! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si t’më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat!”, ka shkruar këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!