Mjekut i vjedhin celularin teksa po mjekonte një fëmijë të plagosur

schedule18:35 - 21 Shtator, 2021

schedule 18:35 - 21 Shtator, 2021

E pazakontë. Një mjek në Greqi ka rënë pre e vjedhjes teksa ishte në krye të detyrës. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai shprehet se teksa ishte duke mjekuar një 6-vjeçar të plagosur, dikush futi dorën në xhepin e tij duke i marrë celularin.

“Të dashur miq, faleminderit shumë për urimet tuaja. Si punëtor shëndetësor ky jam unë, do ta bëj këtë sot dhe nesër dhe sa të mundem. Unë dua të ndaj diçka me ju dhe ndoshta me atë që e bëri atë.

Teksa unë vrapoja për të ndihmuar Fotisin e vogël, dikush më vodhi celularin. Fatkeqësisht, pa kode etj një Samsung s 21, me shumë fotografi me përmbajtje mjekësore.

Le ta mbajë sepse nuk do ma japë kurrë. Nëse ai ka të paktën një pikë njerëzimi, ju lutemi vendosni në një zarf, kartën, me materialin fotografik dhe lëreni të ma dërgojë tek unë në spitalin Amaliada. Faleminderit”, shkruan ai.