Mjeku: Vala e infektimeve është e njëjtë, është rritur numri i të rinjve me Covid

schedule11:51 - 7 Janar, 2021

schedule 11:51 - 7 Janar, 2021

Mjeku infeksionist Gent Stroni këtë të enjte i ftuar në studion e ABC është shprehur se tashmë koronavirusi po prek më shumë moshat e reja

Stroni në intervistën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se vala është më e ulët, krahasuar me muajin tetor dhe nëntor por nuk mund të japim sërish një vlerësim në lidhje me kalimin ose jo të fazës së vështirë.

“Unë do të thosha se pandemia ecën në trajtën e valëve të detit të qenët deri në 40-50 % është një ndër lajmet e mira por dhe nëse do të pyesim do të shikojmë se një pjesë e madhe e kanë kaluar. Shifrat e larta janë se infektueshmeria është në të njëjtën linjë, pandemia vijon në këtë mënyrë me valën ngritëse ose ulëse.

Është e pritshme që të jetë kështu. Krahasuar me tetorin dhe me nëntorin tashmë jemi më mirë. Tashmë rastet që vijnë në spital janë të moshave të reja dhe me një gjendje më të rëndë, pasi mbase është momenti për të shkuar në thelb të virusit për të parë gjenomën e saj. një mënyrë për të parë dhe atë që ka ndodhur në angli. Por unë dhe deri më tani nuk jemi në gjendje që të themi nëse jemi më mirë, pasi situata është e njëjtë.

LEXO EDHE: “Gjendja e Harxhit u përkeqësua pas dy javësh”, Stroni: I gatshëm të vaksinohem

Në morinë e njerëzve që preken tashmë janë relativisht të rinj dhe patjetër që ka persona që e kalojnë në formë të mesme ose të rëndë për mënyrën se si virusi i përgjigjet trupit”, është shprehur mjeku.

Ndër të tjera ai ka thënë se asnjë deri më tani për aq kohë sa s’kemi bërë analiza laboratorike nuk mund ta thotë me siguri nëse ka hyrë apo jo varianti i ri i Covid në vendin tonë.

Një gjë e tillë zbulohet vetëm përmes të dhënave. Parë nga lëvizjet dhe sikur mos të ketë hyrë do të hyjë, pasi virusi nuk mund të qëndrojë i mbyllur. Që nga shtatori ku është shfaqur rasti i parë rasti nuk mund të ketë kaluar vetëm në gjermani, por mund të jetë futur dhe në Shqipëri”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!