Mjeku tregon episodin me Bushin në Fushë Krujë: Lëvizja që bëri kur e pyetën për tokën

schedule22:23 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 22:23 - 3 Dhjetor, 2021

Shëndetësia ishte tema e emisionit mbrëmjen e sotme në emisionin “Tiranë-Prishtinë ku gabuam?” në “ABC” me Baton Haxhiun.

Mjeku Pirro Prifti teksa tregoi një episod nga vizita e Presidentit Bush më 10 qershor të vitit 2007 në Tiranë, ku u ndal edhe në Fushë Krujë, kritikoi ministritë se pranë tyre nuk kanë njerëz të aftë, këshilltarë me nivel, por marrin të rinj pa eksperiencë të sapo dalë nga universiteti.

Një nga defektet e mëdha të ministrive është që këshilltarët e ministrave apo kryeministrit nuk janë njerëzit më të mirë të mundshëm që kanë eksperiencë, sapo kanë dalë nga shkolla.

Çfarë do t’i këshillojnë ata? Duhet bërë me ligj. Më kujtohet kur erdhi Presidenti Bush në Fushë Krujë.

Pyetën ata, biznesmenët e Fushë Krujës për punën e mbjelljes së tokave, kur i bënë një pyetje specifike për bujqësinë, presidenti Bush nuk i dha përgjigje, por pyeti këshilltarin dhe i dha atë përgjigje që i tha këshilltari. Këtu tek ne del politikani dhe i di të gjitha, nuk kanë ekip.

Të paktën ministritë, se dakord kryeministri mund të marrë edhe persona të jashtëm që ta këshillojnë.

Të jesh ministër dhe të mos kesh ekspertë të fushës që të këshillojnë është budallallëk i madh” tha Pirro Prifti./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!