Mjeku shqiptar në Turqi: Sinovac mbron nga rastet e rënda, ka ulur numrin e të hospitalizuarve

schedule08:24 - 15 Prill, 2021

schedule 08:24 - 15 Prill, 2021

Gëzim Dauti, mjek urgjence në një spital në Izmir theksoi se javët e fundit rritja e rasteve pozitive në Turqi ishte e lartë duke tejkaluar shtetet me popullsi më të lartë. Me këtë ecuri, në disa qytete, kapacitetet spitalore u tejmbushën dhe autoritetet vendosën shtimin e masave shtrënguese siç janë mbyllja totale e shkollave, kafeneve dhe restoranteve.

Ai shpjegoi se mutacioni turk është më pak i rrezikshëm sesa varianti anglez dhe ai afrikano-jugor. “Mutacionet që janë në Turqi nuk janë aq të rrezikshme se ai anglez dhe afrikan, dhe nuk janë aq të përhapura. Është i përhapur mutacioni anglez dhe afrikan. Anglezi po del në pah, por ajo që është më kryesore është që tek moshat e reja është më i rrezikshëm.”, theksoi ai.

Më tej, ai tha se vihet re që numri i të infektuarve është më i lartë në krahasim me numrin e të hospitalizuarve, dhe sipas tij, kjo do të thotë se vaksina ka treguar rezultat përsa i përket këtij aspekti.“Studimet kanë treguar se vaksina nuk është se të mbron 100 përqind nga infektimi, dhe numri i infektimeve të fundit është më i lartë me atë të të shtruarve.

Ato që janë shtruar kanë një përqindje më të ulët se para dy tre muajsh. Kjo jep shpresë nga studimet e bëra në Turqi dhe Brazil që vaksina mbron ndaj rasteve të rënda, është faktuar se shoh përqindjen e pacientëve të infektuar dhe atyre të shtruar, që kanë nevojë për kurim. Ka një raport në mënyrë pozitive.”, theksoi mjeku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!