Është një bimë, dhuratë e natyrës, e përdorur qoftë në gatim apo në mënyrë terapeutike. Nga grekët dhe romakët e lashtë konsiderohej simbol i lumturisë dhe për këtë arsye në kurorat që bënin në dasma përmbanin edhe degëza të kësaj bime.
Arsyeja për rigonin, i cili ndryshe nga disa bimë që janë të ndaluara të jenë në shtëpi, duhet me patjetër.
Bima aromatike që gjendet kryesisht në Mesdheun lindor është një mbrojtës për shëndetin tonë, sepse është një nga antioksidantët më të fuqishëm natyrorë. Rigoni ka 12 herë aktivitet antioksidues më të fortë se një portokall, 30 herë më shumë se një patate dhe 42 herë më shumë se një mollë.
Ka një efekt të fortë analgjezik. Që nga kohët e lashta është përdorur si ilaç për helmimet, spazmat dhe ënjtjet dhe si zierje kundër dhimbjeve të stomakut.
Hulumtimet moderne vërtetojnë se është antispazmatik, lehtëson dhimbjet e muskujve, është i mirë për reumatizmën dhe lufton dismenorrenë. Vaji esencial i rigonit, i njohur edhe si vaji i rigonit, lufton në mënyrë efektive, me aplikim lokal, dhimbjen e dhëmbit.
Vaji esencial i rigonit duket se funksionon edhe kundër kancerit. Për shembull, në kancerin e zorrës së trashë. Karvakroli, i cili është një nga përbërësit kryesorë të rigonit, mendohet se mbron nga kanceri i zorrës së trashë. Duket se ka efekte të dobishme si për leuçeminë ashtu edhe për kancerin e gjirit, sipas hulumtimeve të bëra në Indi dhe Brazil.
Kërkimet mbi rigonin dhe aktivitetin e tij kundër kancerit filluan në vitin 2007, kur shkencëtarët marokenë zbuluan se rigoni dhe vaji i tij esencial kanë aktivitet anti-mutagjen. Kjo do të thotë se rigoni nuk i lejon qelizat të ndryshojnë./abcnews.al