Mjeku: Post pandemia shkak për hepatitin akut te fëmijët, çfarë duhet të kemi parasysh

schedule12:46 - 3 Maj, 2022

schedule 12:46 - 3 Maj, 2022

Ekspert i shëndetit Publik në Britani, Laidon Shapo në një intervistë të dhënë për ABC Live këtë të martë ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e hepatitit akut tek fëmijët.

Mjeku në fjalën e tij ka theksuar se ky është një lloj virusi që mund të shkaktohet nga periudhat post-pandemike dhe në çdo vend duhet që të bëjnë kujdes pasi ai nuk vjen më nga një vend në tjetrin siç ndodhi me Covid por mund të jetë aty.

Sipas tij prindërit duhet të jenë sa më të kujdesshëm pasi janë ato që kanë kontaktin e parë me fëmijët e tyre dhe në momentin që vënë re dhimbje barku, të vjella dhe diarre që janë dhe shenjajt kryesore dalluese duhet që të kontaktojnë mjekun e familjes.

Mjeku ndër të tjera ka bërë me dije se hepatiti akut mund të shkaktohet nga adenoviruset ose nga nëntipi F41.

Nuk është një proces i lehtë pasi siç kemi diskutuar dhe më parë shkaktarët akute janë nga A në E dhe të gjithë verifikimet që janë bërë nga shtrimet grupmosha e prekur është nga 1 muaj në 16 vjeç.

Në sensin e fëmijëve të shtruar janë ato nën 5 vjeç, pasi janë më pak nën kontakt me viruset e reja, në një farë mënyrë mund të cilësohen se nuk kanë shumë imunitet.

Është vënë re se rastet e shtrimeve nuk kanë qenë të vaksinuar, përjashtohet mundësia e Sars Cov 2 por nga mostrat që janë marrë nga fëmijët në Angli në 75 % shkaktar ka qenë adenoviruset.

F41 është ai që është më dominant dhe ky nëntip po shkakton dhe rritjen e rasteve te këto fëmijë.

U mor vesh se për këtë shkak mund të jetë një adenovirus ose F41 që merret nga ndotjet ushqimore ujore apo nga lodrat, deri më tani nuk ka një diferencë në lidhje me gjininë, apo me anën etnike, por ato që infektohen shkak është adenovirusi dhe ë disa raste është vënë re dhimbje barku, të vjella dhe diarre që është dhe shqetësimi i parë për fëmijët. Për moshat nën 5 vjeç janë dhe grupmosha që duhet që të kenë më shumë kujdes,  nëse ne fillojmë të shikojmë zverdhje në fytyre, ngjyrë e errët në urinë.

Në vitet e mëparshme në këtë periudhë kemi pas raste por jo në këtë nivel dhe me transplante të mëlçisë. Deri më tani mendohet se një situatë pandemie lë pas një gjë të tillë. Studimet kanë hedhur dritë që pas pandemisë së gripit spanjoll kishim një përhapje të tillë të hepatitit akut, e njëjta gjë mund të ketë ndodhur në këtë rast. Këto adenoviruse dhe nëntipi F41  mund të kenë marrë forma të reja dhe janë një grup i vogël fëmijësh që nukkanë një përgjigje imuniteti ku nga të dhënat që do të merren do të vihet re sesi reagojnë këto dhe si reagon pala tjetër.  për të parë sesi virusi prek grupmoshat  gjithçka është në vëzhgim”, ka thënë mjeku.

Eksperti mjekësor në fjalën e tij në ABC Live ka theksuar se nevojën për transplant të mëlçisë kanë fëmijët që kryesisht kanë virus të zgjatur në kohë.

Transplanti i mëlçisë kryhet kur ajo nuk funksionon, dhe kjo bëhet në fazën fillestare apo në rastet kur virusi bëhet aktiv. Rastet e para në Britani mes të janarit ndaj është e rëndësishme që të vihet re sesi ndodh transplanti”, është shprehur ndër të tjera ai. /abcnews.al