Mjeku nga Kavaja humbi betejën me Covid-19, MSH: Prej dy javësh ndodhej në terapi intensive

schedule20:23 - 16 Shtator, 2020

schedule 20:23 - 16 Shtator, 2020

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar ndarjen nga jeta të mjekut Sefer Derivishi. Për fat të keq, Derivishi, mjeku i qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, nuk e fitoi dot betejën me Covid-19.

Në reagim, MSH thotë se mjeku ndodhej prej dy javësh në terapi intensive dhe se vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Reagimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.
Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!  s.b/abcnews.al/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës…

Posted by Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale on Wednesday, September 16, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!