Mjeku: Në Greqi mund të kemi shpërthim të rasteve me Covid-19 në vjeshtë

schedule21:17 - 14 Gusht, 2021

schedule 21:17 - 14 Gusht, 2021

Profesori i Pulmonologjisë dhe kujdesit intensiv, Theodoros Vasilakopoulos ka folur për situatën epidemiologjike në Greqi.

Ai u shpreh se situata e pandemisë mund të ndryshojë në vjeshtë, pasi ekziston rreziku i shpërthimit të rasteve me koronavirus në vend.

Vasilakopoulos bëri thirrje për vaksinimit edhe të fëmijëve, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat e Covid.

“Fatkeqësisht qytetarët nuk janë janë vaksinuar të gjithë, ndaj duhet të tregojmë më shumë vëmendje. Ne nuk mund të ndalojmë pandemi nëse nuk jemi të vaksinuar dhe nëse nuk respektojmë rregullat”, u shpreh Vasilakopoulos.

Ai gjithashtu tha se edhe fëmijët duhet të vaksinohen në mënyrë që të tejkalojë 80% e imunitetit të popullatës, duke shtuar se mutacioni Delta ka shtuar rastet me Covid, duke prekur më shumë të rinjtë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!