Mjeku në “ABC”: Vaksinat anti-Covid dhe efikasiteti kundër varianteve të reja

schedule12:16 - 12 Mars, 2021

schedule 12:16 - 12 Mars, 2021

Mjeku Albert Troci, në një intervistë për ABC foli për situatën epidemiologjike, vaksinat dhe efikasitetin e tyre kundër varianteve të reja koronavirusit.

Sa i përket variantit britanik, ai tha se ky variant ka  një transmetueshmëri më të lartë, ndërsa shtoi se më shumë panik ka shkaktuar varianti brazilian dhe ai i Afrikës së Jugut.

Të dhënat për situatën epidemiologjike duhet t’i shikojmë me kujdes dhe të mos i japin terren skeptikëve, tha ai duke shtuar se vaksina e AstraZeneca e cila është parë me skepticizëm, ka kaluar një rrjet të fortë etapash për tu pranuar.

Pyetje: Efikasiteti i vaksinës AstraZeneca për variantet e reja të Covid?

Troci: Afrika e Jugut e ka ndalur përdorimin e vaksinës së AstraZeneca pasi u raportuar se kishte një efektivitet më të ulët. Por në gjendjen klinike të rëndë në shtrimin në spital sido të jetë të mbron. Nuk është e njëjta mbrojtje si Pfizer në sëmundjen e rëndë, por të jep një mbrojtje të lehtë. Të mos harrojmë se efikasiteti i vaksinës së gripit është 50% shumë i ulët, por bëhet sepse sidoqë të jetë të mbron.

Pyetje: Personat që ka histori alergjish mjaft të rënda, si duhet vepruar në Shqipëri për përdorimin e vaksinës?

Troci: Besoj se bë këtë fazë mjekët duhet të jenë shumë të qartë në kërkimin e të dhënave për historinë klinike të pacientit.

Më tej ai shtoi vaksinat kanë kaluar fillimisht testin e sigurisë dhe më pas është dhënë edhe miratimi i tyre për tu aplikuar.

“Kjo është pak e vështirë sepse që të bësh vaksinën duhet të jesh edhe i sigurt, por të gjitha vaksinat që janë aprovuar kanë kaluar një rrjet të fortë etapash për tu pranuar dhe për të kaluar testin e sigurisë. Ne kemi 16 milion banorë në Evropë të vaksinuar me AstraZeneca pra efektet anësore që kemi pasur janë shumë të ulëta”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!