Mjeku: Maska e rëndësishme për parandalimin e përhapjes së Covid

schedule09:54 - 20 Nëntor, 2020

schedule 09:54 - 20 Nëntor, 2020

Ekspert i Shëndetësisë Publike në Universitetin e Harvardit, doktor Gani Abazi në një intervitë për Abc-në e Mëngjesit këtë të premte ka komentuar situatën pandemike në të cilën ndodhet bota.

Mjeku në fjalën e tij është shprehur se e rëndësishme është mbajtja e maskës e cila është një ndër masat parandaluese për përhapjen e Covid.

Ai ndër të tjera ka theksuar se njerëzit sado kundër të jenë ndaj mbajtjes së maskës apo masave të tjera kufizuese, duket të kuptojnë se kjo është në të mirë të shëndetit të tyre.

Maska është një nga mjetet më të rëndësishme për të mbrojtur përhapje e infeksionet kjo është dëshmuar se është masa më efektive. Gjithashtu grumbullimi i njerëzve në ambjente te mbyllura, dizinfektimi i sipërfaqeve të kontaminueshme, testimi dhe identifikimi i rasteve ndihmon në izolimin dhe me pengimin e përhapjes. Në SHBA për qëllime politike ka pas mendime të ndryshme që ky mesazh është zbehur shumë.

Njerëzit kanë të drejtë që të protestojnë për çdo arsye por kjo çështje nuk kërkon një sjellje të tillë pasi është në të mirë të shëndettit të qytetarëve”, ka thënë  mjeku./abcnews.al