Një mjek i cili është vaksinuar me Moderna ka pësuar një reaksion alergjik tepër serioz.
Mjeku, Husein Sadrzadeh, onkolog në Qendrën Mjekësore të Bostonit, pati komplikacione serioze pasi u vaksinua në fillim të kësaj jave.
“Punonjësi u injektua me vaksinën Moderna të enjten dhe pas vaksinimit po vëzhgohej nga infermierë të trajnuar “. Menjëherë pas vaksinimit, ai pati reaksion alergjik. Mjeku u dërgua në Departamentin e Urgjencës, ku u trajtua. Tashmë ai ndodhet në gjendje të mirë.
Rikujtojmë se disa persona kanë raportuar se kanë pasur reaksione alergjike pasi janë vaksinuar me Pfizer-BioNTech por ky është rasti i pari i njohur nga Moderna.
Sadrzadeh tha për ABC News se zgjodhi të injektohej me vaksinën Moderna – në krahasim me vaksinën e Pfizer sepse vuante nga reaksionet alergjike.
“Pasi mora dozën e parë, kisha rrahje të forta të zemrës, dhe menjëherë u kërkova infermierëve të më kontrollonin, rrahjet e zemrës sime ishin 154.
Më dhimbtë trupi, më duket sikur po më shponin me gjilpërë dhe gjuha më ishte mpirë. Ishte e njëjta ndjesi me reaksionin alergjik që kam pasur dikur.
Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, tha se njerëzit që kanë reaksione të rënda alergjike mund të vaksinohen në një institucion mjekësor që ka mjetet e duhura për tu kujdesur për ta, në rast se do të kenë një reagim të rëndë./abcnews.al