Mjeku: Jemi afër imunizimit nga COVID-19

schedule21:26 - 25 Mars, 2021

schedule 21:26 - 25 Mars, 2021

Imuniteti i tufës, është lajmi që po presin të gjithë. Ekspertët e shëndetësisë, pranojnë se, pavarësisht mungesës së statistikave, vendi ynë mund të jetë shumë pranë imunizimit.

Specialistit i ISHP-së, Artan Simaku, jep dy arsye pse jemi shumë pranë këtij imuniteti.

Sipas Simakut, rënie e infektimeve vjen si pasojë e masave të marra nga komiteti teknik i ekspertëve, por edhe rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Sipas Simakut, nëse vendi ynë vijon me shifra të ulëta infektimesh dhe shtrimesh spitalore, stina e verës mund të na rikthejë normalitetin e shumëpritur./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!