Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mjeku italian në “Spitalin Amerikan”: Sëmundjet më të zakonshme të retinës dhe trajtimi i tyre

schedule09:26 - 19 Mars, 2021

schedule 09:26 - 19 Mars, 2021

Mjeku italian në “Spitalin Amerikan 1”, Marco Jaccobbi ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për sëmundjet që prekin retinën e syrit dhe trajtimin e tyre. Kirurgu oftalmolog u shpreh se sëmundjet më të shpeshta janë ato të lidhura me diabetin dhe shkolitjet e retinës, si traumatike që vijnë si pasojë e aksidenteve të ndryshme dhe ato idiopatike.

Mjeku shtoi se në fillim kryhet trajtimi me medikamente për të kaluar më pas tek kirurgjia nëse është e nevojshme, pasi siç theksoi Jaccobbi, gjithmonë ka një kufi rreziku kur bëhet fjalë për ndërhyrjet. “Së pari, para ndërhyrjes bëhet ekzaminimet diagnostike që janë të rëndësishme për të vlerësuar nëse ndërhyrja duhet bërë ose jo dhe kur. Për këtë arsye Spitali Amerikan është i pajisur me këto aparatura moderne, prandaj është e mundur të bëhet një diagnozë e saktë e çdo sëmundjeje.

Më pas, vendoset nëse trajtimi duhet bërë me medikamente apo ndërhyrje. Kërkohet gjithmonë që të bëhet dëmi më i vogël sepse interventi cilësohet si një “dëm” pasi përmban rrisqet e veta. Ndërhyrja me garanci nuk ekziston, gjithmonë ka një kufi rreziku. Duke u kthyer tek specialiteti im gjendem shpesh përballë sëmundjeve në stad të avancuar prandaj dhe rezultati i pritshëm nga pacienti nuk është gjithmonë ai që pret, për këtë fakt. Prandaj ndërhyrja duhet bërë në momentin e duhur, as më para dhe as më pas, më përpara jo se përballemi me rreziqe të panevojshme.”, u shpreh mjeku italian.



Përsa i përket retinopatikës diabetike, mjeku theksoi nevojën e një diete dhe vënien nën kontroll të diabetit. Pas terapisë medikamentoze dhe lazerit, ai tha se zgjedhja e fundit është kirurgjia, e cila mund të zgjasë deri në 5 orë. Ai shtoi se përdoret dhe vaji i silikonit që vendoset për të stabilizuar retinën kur shkëputet nga bazamenti i saj.

“Retionpatika diabetike kalon në disa stade. Nëse e kapin hershëm përdoren metoda më pak invazive në fillim mund të mjaftojnë një dietë dhe kontrolli i diabetit. Problemi i retinopatisë diabetike është që avancon pavarësisht kontrollit të mirë të diabetit. Duhet ta shmangim arritjen në këtë pikë, të kontrollojmë mirë diabetin para se të shfaqen dëmtimet në sy. Duhet të bëjë dhe ndjekje të rregullta tek mjeku okulist, para se të arrijmë tek kirurgjia.

Ka terapi medikamentoze, kontrolli i sheqerit, pastaj kalohet tek trajtimi i lazerit, duke shkatërruar rajonet ishemike dhe të shmangen dëmtimet e mëtejshme të enëve të gjakut. Diabeti dëmton enët duke shkaktuar ishemi, dhe në këto zona të retinës prodhohen enë të dëmtuara të cilat më pas bëjnë hemoragji ose prodhojmë membranë që bëjnë shkolitje të dritës së syve.”, theksoi mjeku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!