Eksperti i Sëmundjeve Infektive, Nikos Sypsas është shprehur se në Greqi vjeshta mund të jetë e vështirë për shkak të mutacionit Delta.
Ndërsa paralajmëron një vjeshtë të vështirë, Sypsas thotë se nga ky virus të pa vaksinuarit rrezikojnë të goditen më shumë.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë të zhvilluar online, Sypsas njëkohësisht anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve në Greqi, i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre.
“Në vjeshtë mund të përballemi me një fazë të vështirë të pandemisë. Kjo edhe për shkak të variantit Delta. I bëj thirrje të gjitha personave të pa vaksinuar, të vaksinohen sepse në këtë mënyrë mund të parandalojmë përhapjen e virusit dhe mund t’i japim fund pandemisë”, thotë ai./abcnews.al/