“Nuk ka nevojë për panik”, Mjeku infeksionit: Masat janë marrë në kohën e duhur, nuk ka pse testohen të gjithë

22:37 | 18/03/202022:370

Në studion e “Byro Politike” mbrëmjen e së mërkurës ishte edhe mjeku infeksionit Artan Simaku,  i cili ndër të tjera u shpreh se nuk ka vend për panik, por për kujdes.

“Mos harrojmë që Shqipëria dhe gjithë Evropa e kanë një eksperiencë nga një pandemi 2009-2010. Siç ka qenë në ditët e sotme paniku ishte dhe atëherë. Në media në televizion ishte përhapur gjithë ky panik. Në televizion numëroheshin rastet.  Ishte situatë e ngjashme. Ajo pandemi kaloi me sukses dhe pa pasoja në Shqipëri dhe vende të tjera. Nuk ka vend për panik por për kujdes.”

Më tej, mjeku infeksionit shpjegoi se masat e marra aktualisht nga qeveria e vendit, nga ana epidemiologjike janë marrë fiks në kohën e duhur. Kjo pasi sipas tij këto masa kanë si synim që të përmbajnë epideminë dhe të mos ngarkojnë strukturat spitalore.

“Me masat e marra. Nga pikëpamja epidemologjike, nga qeveria ishin fiks në kohën e duhur. Këto masa synojnë shtrirjen në kohë të epidemisë dhe mosngarkimin e strukturave spitalore.

Më tej Juli Xhokaxhi pyeti rreth thirrjeve të shumta të bëra nga kreu i OBSH për të testuar popullatë, Simaku tha se kjo duhet parë në perspektivë.

Doktor  meqenëse që ka një thirrje të fortë të kreut të OBSH për të testuar popullatë… E dimë që si kemi kushtet, por çështja është, shumë njerëz pyesin: Në cilin moment duhet të testohemi?

“Ka shumë konfuzion në lidhje me ketë. Testimi nuk mund t’i bëhet të gjithë popullatës. Në momentin që flasim jemi në pandemi kemi transmetim komunitar,lokal. Nuk kemi vetëm raste të importuara. Testimi në masë të gjerë rekomandohet në fazat e para, para se të ketë transmetim komunitar, në momentin që kjo konfirmohet testohen vetëm rastet e renda.” /abcnews.al/


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono