Mjeku Erion Dasho: Testimi mënyra e vetme për të përcaktuar të infektuarit

schedule22:05 - 22 Prill, 2020

schedule 22:05 - 22 Prill, 2020

Epidemiologu Erion Dasho nga emisioni “Byro Politike”, me Juli Xhakoxhi  ka deklaruar se testimi masiv në këtë fazë është i rëndësishëm për të parë se në çfarë shkalle është imuniteti i popullatës.

Dasho ka theksuar se duhet të presim për të parë se cili mund të jetë testi që mund të japë efekt pasi vendi ynë nuk i ka kapacitetet për të bërë eksperimente siç mund të bëjnë vendet e tjera.

Koronavirusi nuk ka shenja specifike pasi këto shenja i ka edhe gripi dhe duke mos pasur shenja, testimi është e vetmja mënyrë për të thënë nëse një person është ose jo i infektuar dhe në rastin e testimit serologjik nëse ka qenë ose jo i infektuar. Duke qenë një sëmundje e re që është shfaqur para 4 mujsh në të gjithë botën dhe kjo bën që testet janë përdorur për tre muajsh dhe nuk janë të besueshme, nuk është koha që tregon një cilësi, por është besueshmëria. Ndaj është dhe gara për të prodhuar teste të shpejta. Shërbimi Shëndetsor Kombëtar në Angli u detyrua që miliona teste mos ti përdorte pasi pasi u ble në u kuptua që nuk kanë rezultat.Ne nuk e kemi luksin si shtet që të bëjmë aventura, por duhet të orientohemi te besueshmëria e testit. Nëse në kuadër të rekomandimit të OBSH thuhet se një test i besueshëm atëherë ne do të shkojmë dhe të blejmë atë test”, është shprehur epidemiologu.

Ndër të tjera nga studio e Byro Politike  ka bërë dhe kriikat e tij ndaj komitetit teknik ku ka theksuar se e rëndësishme në këtë fazë pandemie është fakti që duhet ta kishin mbrojtur më shumë personelin mjeksor.

Këtu nuk jam dakord pasi këto rekomandime kanë munguar në ekipin e ekperteve që duhet të kishin dalë dhe treguar menyrat e testimit. Testimi nuk mund të bëhet vetëm në Tiranë ato duhet të marrin vendime të përgjegshme dhe testimi duhet të ishte efekiv dhe në vende të tjera dhe duhej të mbrohej personeli mjeksor. Personeli mjeksor nuk ka qenë i mbrojtur aq shumë përballë kësaj situate pasi një mbrojtje e tillë nuk mbron vetem personelein por edhe pacientin pasi e transporton dhe të tjerët. Komisioni i eksperteve në këto raste debaton dhe vendos autoritetin e vet dhe kjo është e pafalshme”, ka thënë Dasho.

Epidemiologu ka theksuar faktin se në Shqipëri nuk kemi një kurbë as në ulje dhe as në ngritje pasi sipas tij situata ka qenën dhe është nën kontroll. Ndërsa në lidhje vatrën më të fundit në Krujë ai është shprehur se hapja e tyre ishte një gabim.

“Epidemia te ne është e kontrolluar  nga llogaritjet e mia ne kemi kapacitetin që të menaxhojmë deri në 40 mijë radste, por tashmë kemi një përhapje normale. Kurbë në Shqipëri nuk ka kemi vetëm shpërndarje natyrale te virusit dhe nuk ka as rritje. Fasoneria për mendimin tim ishte një gabim ne nuk mund ta hapim atë përpara shërbimeve dhe nga logjika ekonomike dhe ajo e shërbimeve. Studime të ndryshme tregojnë se në supermarkete dhe në shumë industri të tjera nuk ka shumë rrezik përhapje”, tha Dasho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!