Mjeku endrokrinolog Dashamir Gjergji: 30-40 të sëmurë çdo ditë me diabet

schedule12:59 - 28 Nëntor, 2022

schedule 12:59 - 28 Nëntor, 2022

Megjithëse studimet e mirëfillta në Shqipëri mungojnë për ndikimin që ka pasur Kovidi te numrat në rritje të diabetikëve, mjeku endrokrinolog Dashamir Gjergji i ftuar në studion e ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri ka deklaruar që nga eksperienca e tij klinike, cdo ditë paraqiten rreth 30 – 40 sëmurë me diabet cdo ditë.

‘Jam mjek endrokrinonolog prej 25 vitesh, vizitojmë në klinikë 30-40 sëmurë në ditë, nuk kemi bërë një studim mirëfilli, nuk e di nëse të tjerë e kanë studiuar’, tha mjeku Dashamir Gjergji.
Mjeku endrokrinolog Dashamir Gjergji u shpreh që ka të dhëna që diskutohen, Kovidi padyshim e ka bërë më vulnerabël organizmin, dhe infeksionet virale kanë një ndikim dhe te sëmundjen autoimune.

 

Zakonisht në botë, është rreth 10-12 përqind e popullsisë që vuan nga sëmundja e diabetit dhe kosto për sëmurët me diabet është shumë e lartë. Rreth 95 përqind e diabetikëve vuajnë nga Tipi i Dytë. Aktualisht në SHBA, 1 në 4 dollarë shkon për sëmundjen e diabetit dhe diabetikët. Të prekur janë dhe të rinjtë dhe fëmijët.

‘Nuk është një problem që zgjidhet shumë shpejt, ka probleme të rënda, të veshkave, në repartet e dializës, zihet nga diabetikët, kostot dhe vështirësitë që kanë diabetikët, është një problem madhor për shoqërinë, nuk mungojnë vetëm specialistët e terrenit, dëmet i ka të parikthyeshme, të pariperikueshme’.

Për mjekun endrokrinolog Dashamir Gjergji diabeti është një sëmundje që duhet marrë seriozisht sepse mbi të gjitha është një sëmundje e ushqimit, dhe kërkon një dietë të fortë dhe të vazhdueshme.

‘Ka një lloj rritje, por nuk është galoponte, viruset pasi kalojnë në organizëm, ndikojnë dhe organet sic mund të jetë dhe pankreasi, nëse modifikohet nga virusi atëherë qelizat e shëndosha sulmojnë organet dhe atëherë krijohen sëmundjet autoimune, efektet e Kovidit do të shtyhet në kohë edhe 5 ose 10 vjet, për të parë impaktin e kovidit ndaj sëmundjeve imune’, tha mjeku endrokrinolog Dashamir Gjergji.