Mjeku britanik: Koronavirusi do të jetë me ne përgjithmonë

schedule22:19 - 22 Gusht, 2020

schedule 22:19 - 22 Gusht, 2020

Një nga anëtarët e grupit shkencor që këshillon qeverinë britanike për koronavirusin, tha sot se Covid-19 do të jetë gjithmonë prezent mes nesh.

Mark Walport tha se njerëzit do të duhet të vaksinohen në intervale të rregullta.

Komente të tij vijnë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) tha se shpresonte që pandemia të përfundojë brenda dy viteve, pasi për gripin spanjoll u deshën dy vite për ta kapërcyer.

Walport tha se popullsitë më të dendura dhe udhëtimet e shumta nënkupton që virusi përhapet lehtësisht.

Ai gjithashtu theksoi se popullsia botërore tani ishte shumë më e madhe sesa në vitin 1918.

Duke folur në programin e BBC sot në BBC Radio 4, Mark tha se, për të kontrolluar pandeminë, do të kërkohej “vaksinim global”, por koronavirusi nuk do të ishte një sëmundje si dëbora “, e cila mund të zhdukej nga vaksinimi”.

“Ky është një virus që do të jetë me ne përgjithmonë në një formë ose një tjetër, dhe pothuajse me siguri do të kërkojë vaksinime të përsëritura,” tha ai.

Gripi i vitit 1918 vrau të paktën 50 milion njerëz.

Koronavirus deri më tani ka shënuar 800,000 viktima. Janë regjistruar afro 23 milion infeksione por numri i personave që kanë pasur virusin mendohet të jetë shumë më i lartë. /abcnews.al