Mjeku: Ankthi është çrregullim që vjen nga stili i jetës, i rëndësishëm komunikimi me pacientët

schedule09:35 - 10 Korrik, 2020

schedule 09:35 - 10 Korrik, 2020

Në “Abc e Shëndetit këtë të premte është folur për problemet e shëndetit mendor dhe këshillat që duhet të ndjekim për të zgjidhur një problem të tillë.

Ankthi ka qenë një ndër temat kryesore që janë fokusuar sot ku kanë theksuar se është e rëndësishme që të ketë një komunikim të vazhdueshëm mes pacientëve dhe profesionalistëve.

Mjeku psikiatër Neli Demi  në fjalën e tij në “Abc e Shëndetit”, është shprehur se problemi i ankthit është një shqetësim që lidhet dhe me mënyrën dhe stilin e jetesës te secili nga ne.

Secili nga ne nëse ka ndërgjegjësimin e duhur dhe njohuritë e duhura për shëndetin mendor dhe situatat që e shkaktojnë atë si ankthi dhe ndryshimet e humorit mund të ketë dhe aftësinë për të gjetur mënyrat e duhura për të gjetur ndihmë. Psikiatri merret me situatat e çrregullimeve mendore dhe psikologjike të individëve. Ka shumë raste kur individët presin dhe bëhet e nevojshme ndërhyrja e psikiatrit. Ka dhe psikiatër që kanë një orientim të pranuar psikoterepeutik që mund të ndihmojnë dhe me ndërhyrje pa medikamente.

Sa më herët të kapen herët të kapen shenjat e një çrregullimi të caktuar aq më mirë është për individin dhe ai mund të kërkojë ndihmë te të gjithë specialistët. Çdo gjë lidhet dhe me eksperienca të ndryshme në mënyrën e jetës. Ndërhyrja me medikamente bëhet në mënyrën kur shikohet se terapia pa përdorimin e tyre nuk po funksionon tek rikthimi në normalitete i pacientëve.  Përdorimi i medikamenteve çfarëdo qoftë ai ka efektet e tij anësore”, është shprehur mjeku.

Gjithashtu ai ka theksuar se i rëndësishëm në të gjithë këtë është kontakti i parë me pacientin në mënyrën që zgjedh për ta informuar dhe për të komunikuar me të, pasi kjo ndikon në krijimin e besimit tek ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!