Mjeku alternativ: Bimët kurative që bëjnë mrekulli në trupin tonë

schedule08:25 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 08:25 - 11 Dhjetor, 2024

Hysni Dankshni mjek alternativ në një intervistë në “ABC  e Mëngjesit”, në ABC News foli për bimët kurative.

Ai shpjegoi rëndësinë sipas tij të çaji të gjembit të ariut dhe rëndësinë e gjembit të njohur si gjembi i gomarit.

“Gjethet e bimës së gjembit të ariut janë kurative për veshkat, infeksionet, njerëzit që përdorin antibiotikë, luan një rol të mirë sepse eliminon të gjitha infeksionet dhe bakteret. Përveç gjetheve edhe fryti i saj përdoret për prostatën. Me përdorimin e saj në formë çaji, ndërsa frutat deri në 7 kokrra me një gotë ujë që zien për të eliminuar të gjitha bakteret e infeksionit urinar. Ndërsa gjembi i gomarit, mbaron tani në vjeshtë. Ka fara të mrekullueshme që shërben për sëmundje të mëlçisë së zezë pastrimin e gjakut, por edhe për sëmundje të problemeve të lëkurës. Kjo ka dhënë rezultate te njerëzit që kanë dëmtuar mëlçinë e zezë, gjermani prodhon shumë ilaçe nga kjo bimë”, shpjegoi ai.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!