Mjekja: Turqia ndalon charter-at spitalorë, brenda 24 orëve caktohet paketa e mjekimit për të infektuarit

schedule14:55 - 24 Nëntor, 2020

schedule 14:55 - 24 Nëntor, 2020

Gjenetistja shqiptare, Ornela Doçi në një intervistë për ABC ka dhënë detaje në lidhje me situatën pandemike të Covid në Turqi.

Doçi gjatë bisedës së saj me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se shumë shqiptarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Turqi, gjithashtu ajo ka theksuar se Turqia ka ndaluar pacientët që shkojnë me charter.

Ajo është shprehur se Turqia për të shmangur dyndjen në spitale brenda 24 orëve cakton një paketë mjekimi për të gjithë të konfirmuarit pozitiv me Covid.

Turqia ka pranuar pacientë të huaj që prej korrikut ku ka qenë dhe një pjesë e madhe e shqiptarëve por më pas ka pasur një kërkesë për ndalimin e një gjëje të tillë pasi qytetarët vendas nuk kishin mundësi që të gjenin vende lirë dhe ndaj kanë kërkuar dhe pezullimin e ofrimit të shërbimit për të huajt. Unë kam pasur familjarë dhe të njohur të mi që kanë marrë shërbimit të tyre. Gjithashtu ka pasur dhe shumë shqiptarë të tjerë që kanë marrë shërbimin në Turqi dhe fatmirësisht një pjesë e tyre ja kanë dalë por ka pas dhe nga ato që nuk ja kanë dalë të fitojnë një sëmundje të tillë.

Mund të ketë shumë probleme në lidhje me trajtimin e kësaj situate. Trajtimi i tyre ndahet që nga qytetarët që dyshojnë se kanë pasur një kontakt me virusin dhe faza e dytë është për ato që kanë nevojë për një shërbim spitalor. Shteti turk brenda 24 orëve mundëson testimin e tyre dhe më pas u dërgon një paketë me mjekimet e nevojshme nëse ato kanë dalë pozitiv dhe kjo paketë jepet falas nga shteti. Është një paketë që i dërgohet çdo qytetari pavarësisht moshës dhe simptomave që ka, duke bërë që shumicën të përpiqet që ti trajtojë në banesë për të mos krijuar dyndje në spitale dhe qytetarët janë të detyruar që të qëndrojnë në një karantinë të ashpër prej 14 ditësh në shtëpi,” është shprehur mjekja.

Mjekja ka komentuar dhe mutacionin që mund të ketë pësuar Covid ku është shprehur se deri më tani ndryshimet që ai ka pasuar nuk kanë ndikim në lidhje me studimet që kryejnë shkencëtarët.

Ajo që ne dimë sot për virusin është se ai alternohet nga një organizëm në tjetrin dhe shkencëtarët janë përpjekur që të kapim gjenetikën e ndryshimit të Virusit. Ndërkohë variantët e tjera të mutacioneve nuk kanë krijuar një shqetësim për shkencëtarët”, ka thënë ajo. /abcnews.al