Mjekja onkologe: Spitali Amerikan, 24 orë në shërbim të sëmundjeve tumorale

schedule10:47 - 1 Qershor, 2020

schedule 10:47 - 1 Qershor, 2020

Mjekja onkologe në Spitalin Amerikan 3 Daniela Bega në “ABC e mëngjesit” ka folur për tumoret më të shpeshta. Ajo shpjegoi se është vënë re një rritje e numrit të rasteve të reja të cilat diagnostikohen me kancer.

“Sëmundjet tumorale janë rrjedhojë e bashkëveprimit të disa faktorëve, prezentë në ambient së bashku me faktorët gjenetik. Si rezultat i këtij bashkëveprimi ndodh një dëmtim gjenetik (mutacion). Dhe që të formohet masa tumorale duhet që të ndodhin disa mutacione”, shpjegon ajo.

Më tej ajo sqaroi se sëmundjet tumorale ndahen në dy grupe: Janë ato që janë rezultat i një dëmtimi gjenetik që ndodh rastësisht dhe ato që janë rezultat i dëmtimeve gjenetike të trashëguara.

“Tumoret më të shpeshta që hasen tek meshkujt janë kanceri i pulmonit, tumoret e traktit tretës, i prostatës… Ndërsa tek femrat tumori më i shpeshtë është kanceri i gjirit, më pas vjen tumori i qafës së mitrës…”, tha Bega.

Gjithashtu ajo theksoi se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të njihen me faktorët e riskut në mënyrë që sëmundjen ta kurojnë më herët.

Bega: Shërbimi i kujdesit paliativ, ka si qëllim të ofrojë kujdes dhe mbështetje për të gjitha shenjat dhe simptomat me të cilën përballet i sëmuri. Është një ndihmë edhe për familajrët të cilët përballen me vështirësi të ndryshme. Ne jemi spitali i parë që vendosim këtë shërbim për 24 orë. Ky shërbim zgjidhet ose nga vetë i sëmuri ose për arsye që kujdeisn shëndetësor nuk mund ta marrë në banesë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!