Mjekët apelojnë për të mos neglizhuar virozat e stinës, pasi nëse nuk trajtohen mund të shkaktojnë infeksione të bajameve, veshit dhe sinuseve.
Mjekja Otorinolaringologe e spitalit “Hygeia” në Tiranë, Majlinda Çani shprehet se “është e rëndësishme të diagnostikohen dhe të trajtohen siç duhet për të evituar pasojat”.
Çani shpjegon më tej se virozat mund të shkaktojnë dhe infeksione të sinuseve të cilat manifestohen me simptoma, si dhimbje fyti e bllokim hundës.
“Kur dhimbja e fytit, bllokimi i hundeve me sekrecionet e hundeve janë të verdha ose jeshile, apo dhimbje koke, në këto raste komplikacioni nga virozat, janë sinozite”.
Por nëse dhimbja e kokës shoqërohet dhe me dhimbje të forta veshi, ndjenjë bllokimi, ulje të përkohëshme të dëgjimit dhe temperaturë të lartë atëhëre shqetësimi vjen prej një infeksioni të veshit.
“Tek moshat pediatrike është vështirë të dallohen infeksionet e veshit, sidomos tek bebet të cilët e demonstrojnë me prekje të veshit, flenë dhe ushqehen pak. Kur shohin këto shenja, prindërit duhet ta vizitojnë fëmijën tek mjeku specialist”, u shpreh mjekja.
Mjekja otorinolaringologe në Spitalin Hygeia në Tiranë, Majlinda Çani, tregon se këto jane disa prej infeksioneve më të shpeshta të cilat mund të vijnë dhe prej neglizhencës se virozave të stinës. Për këtë mjekja këshillon higjenë maksimale, tek më të vegjlit, shpëlarje të hundëve më ujë me kripë dhe qëndrim në shtëpi deri në largimin e sëmundjes. /abcnews.al


