Mjekja obstetër-gjinekologe në spitalin “Hygeia”, Enriketa Kroi ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për anomalitë malinje dhe simptomat që shkaktohen prej tyre. Ajo u shpreh se që nga nisja e pandemisë ka patur një tkurrje të pacienteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe për pasojë kjo ka bërë që sëmundja të kapet në faza të vonshme.
“I kanë lënë ekzaminimet pa kryer kur vijnë tashmë tek ne sëmundja ka marrë arratinë dhe nuk mjaftohesh me një pap test. Duhet të bësh markusin, rezonancën magnetike ose biopsi dhe nëse në Mars në zgjidhnim më pak gjëra dhe kosto, më pak procedura të cilat pacientja i mirëpret në trupin e saj tashmë jemi detyruar të bëjmë ndërhyrje të mëdha për të shpëtuar jetën e pacientëve.“, tha mjekja.
Më tej, ajo u ndal dhe tek simptomat që mund të vijnë nga anomalitë malinje, ndërsa shtoi se si rezultat i mungesës së vëmendjes dhe reduktimit të vizitave për shkak të frikës së Covid-19, fluksi i grave me sëmundje malinje është shtuar.
“Sëmundjet malinje nuk kanë simptoma në stadet e para prandaj është e domosdoshme check up dhe fillojnë kur simptomat kanë përparuar si dhimbja e barkut, hemoragjisë së çrregullt shoqërohen dhe me sekrecione vaginale. Këto anomalitë malinje kanë lulëzuar dhe ne fillojmë dhe e rikthejmë historinë nga fillimi me analiza në atë “sitën” nga rezonanca e kështu me rradhë.
Janë shtuar rastet e tumoreve malinje, kemi mjekë shumë të mirë që punojnë jashtë dhe ne i kemi kontraktuar dhe vijnë pikërisht për të brë operacionet e artilerisë së rëndë dhe jo më larg sesa javën e kaluar në spitalin tonë brenda 3 ditëve kemi realizuar 10 operacione të artilerisë së rëndë. Këto pacientë kanë qënë në pritje që të qetësohet paksa pandemia dhe kur kanë ardhur tek ne sëmundja kishte përparuar. Këtë fluks të sëmundjeve malinje që kemi patur këto kohë, nuk i kemi patur më përpara.“, tha mjekja.
Teksa u ndal tek gratë shtatzëna, mjekja tha se gjatë muajve të fundit janë vënë re anomali të traktit të tubit neural, të sistemit nervor tek fëmijët, shkak për të cilin sipas mjekes mund të jetë stresi.
“Kemi thënë që virusi nuk e prek gruan shtatzënë apo fetusin por jemi shumë shpejt për të thënë nëse influencon apo jo. Të themi që koronavirusi jep anomali tek fëmijët duhet të paktën një studim 10 vjeçar. Mund të ketë qenë stresi që kanë kaluar, kalimi i patologjisë së Covid apo një gripi të thjeshtë kur pacientët nuk e kanë kuptuar. Në përgjithësi, shtatzënat e kalojnë me një temperaturë të lehtë fare 37.2 apo 38 dhe shumë këptuje mund të mos kenë sepse ne iu japim vitamina që i marrin gjatë shtatzanisë.”, theksoi mjekja. /abcnews.al