Mjekja flet për tumoret e zorrës së trashë: Sa të prekur janë shqiptarët, çfarë duhet të keni kujdes

schedule09:10 - 9 Mars, 2021

schedule 09:10 - 9 Mars, 2021

Mjekja kirurge në “Spitalin Amerikan”, Lida Shosha ka folur për muajin “blu”, i cili i dedikohet pacientëve që vuajnë nga tumori i zorrës së trashë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo u shpreh në Shqipëri numërohen rreth 400 raste të reja çdo vit.

Kanceri i zorrës së trashë është shumë i pranishëm në Shqipëri. Nga të dhënat  për 2018 janë diku 400 raste të reja çdo vit.

Problemi që ka Shqipëria është se kirurg korolektal nuk ka shumë, numërohemi me gishta. Janë më shumë të fokusuar te plastika, kirurgjia.

Në Shqipëri rreth 40% e rasteve kanë ndenjur aq shumë sa tumori është përhapur në organe të tjera. Shqiptarët paraqiten me shumë vonesë se e para janë në qendrat rurale, e dyta e lënë pas dore. Deri kur shohin hemoragjinë dhe pyesin njëri-tjetrin, shkojnë te farmacisti. Unë do ta përsërisja që mos ta lënë pas dore”.

Sakaq, ajo tregoi simptomat se si pacientët duhet ta kuptojnë që janë të prekur nga kanceri i zorrës së trashë.

Fillimisht kanë probleme me jashtëqitjen ose kanë diarre. Mund të jenë tumore që shoqërohen me gjakderdhje nga feçja. Pjesa e djathtë jep hemoragji e përzjerë në feçe, ndërsa pjesa e majtë kanë koagula.

Ndjejnë këputje, probleme me ushqimin, nuk ngjisin dot shkallët, këto janë disa nga simptomat. Fatkeqësi është kur nuk kanë simptoma dhe nuk kanë si ta dinë fillimisht, po ky tumor prek çdo në 20 persona në botë.

Ajo që unë do të rekomandoja për pacientët është që nëse këto tumore kapen në fillim, ato mund të parandalohen. Është një luftë shumë e madhe që të shpëtosh një pacient, sa kur shoh të ashtuquajtur mjekë që dalin në televizor dhe thonë merrni piperin, sheqerin dhe urinën dhe i përzieni bashkë për tu shëruar. Duhen parandaluar. Kjo është skandal në drejtim të disinformimit të popullatës”.

Më tej, Shosha ka deklaruar se 90% e tumoreve diagnostikohen pas moshës 50 vjeç, duke zbuluar edhe disa nga shkaktarët që krijonë kancerin e zorrës së trashë.

Shkaktarët janë mutacionet gjenetike, disa gene që shkaktojnë polipet adenomatoze të zorrës të kalojë në tumor. Janë disa gene dhe ka faktorë kontribues si konsumimi i mishit të kuq, veçanërisht ai i zgarës, konsumimi i alkoolit dhe duhanit, obeziteti, ushqimet gjenetikisht të modifikuara. Pra, duhet të kenë një kujdes te ushqimi. Unë do thosha që qeveria duhet të ketë kontroll të rreptë të ushqimit të popullatës sidomos me abuzimet jashtë normave me OMGJ, pasi është krim kundër shëndetit. Prandaj sot është e vështirë të gjejmë edhe ushqim bio, edhe ata që dalin nuk i lënë”./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!