Mjekja e Infektivit rrëfim prekës: Shoh një spital që mbushet frikshëm me të sëmurë

schedule09:39 - 23 Korrik, 2020

schedule 09:39 - 23 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë rrëfimin e mjekes Lorena Bici e cila çdo ditë i shërben pacientëve të prekur me koronavirus në spitalin Infektiv.

Mjekja thotë se spitali po mbushet me tyë sëmurë në gjendje të rëndë, ndërsa kolegët e saj luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë.

“Jo rrallë dëgjoj të pyetet: “E vërtetë?”

Në pak ditë shoh një spital që mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë!
Shoh mjekë infermierë, sanitarë që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë!

Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in.

Me të vërtetë e frikshme!

Por Covid-19 është armik shumë i dobët, nëse e luftojmë të gjithë bashkë!

Ju lutem mbroni jetët tuaja dhe jetët tonat, thjeshtë duke vendosur maskën!

Së bashku mund dhe do t’ia dalim”, përfundon mesazhi i mjekes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!