Mjekja alergologe: Si të shpëtoni nga alergjitë brenda shtëpisë, një këshillë për nënat e reja

schedule10:34 - 17 Maj, 2021

schedule 10:34 - 17 Maj, 2021

Shtëpia mund të jetë gjithashtu një shkaktar i shpeshtë i alergjive tuaja, prandaj është e nevojshme të dini disa këshilla. Mjekja alergologe në Spitalin Amerikan, Ornela Marko ishte e ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për shkaqet më të zakonshme të alergjisë.

Marko shpjegoi se krahas papastërtive natyrore apo produkteve, kafshët shtëpiake mund të jenë gjithashtu një burim alergjie. “Në ambientin e shtëpisë mund të vijë dhe nga substancat kimike që përdorim. Një këshillë për nënat e reja. Ne duhet t’i lëmë fëmijët sa më të vegjël që të bëhen pis, kemi nevojë për mikrobe nëse duam t’i shpëtojmë alergjisë.

Akoma nuk është maturuar sistemi imunitar i fëmijës dhe në varësi të kontaktit me faktorët e jashtëm e orientojnë drejt luftës ndaj viruseve dhe alergenëve. Sa më shumë kontakt të ketë me bakterin, nuk e lëmë që të sëmuret me temperaturë dhe të kemi pasoja madhore në të ardhmen me faktin që sistemi imunitar orientohet drejt luftës ndaj alergenëve.”, tha ajo.

Çfarë duhet të bëjmë për të shmangur alergjinë që vijnë nga këta faktorë?Duhet filluar me ambientin e dhomës së gjumit. Duhet të eliminojmë në maksimum perdet e rënda, të lahen shumë shpesh dhe të jenë të holla. Duhet të ketë sa më pak orendi që të mos na krijohet momenti i mbivendosjes së një akarieni në orendi. Kur marrim pluhurat të jetë një leckë e lagur.

Përsa i përket jorganit dhe çarçafëve, të lahen shumë shpesh me ujë të nxehtë. Tek dyshekët të vendosen mbulesa për të mos depërtuar akarieni në kontakt me lëkurën tonë. Tepeti të jetë me qime shumë teë vogla, të mirëkomandueshëm për t’u larë dhe pastruar.“, theksoi mjekja. /abcnews.al